Kundër Rrufesë mungon Demiri, kthehet Asani

Kanë kaluar disa ditë nga përmbyllja e xhiros së 12-të e Ligës së dytë, ndërsa skuadrat po përgatiten për ndeshjet e radhës, që në program janë të shtunën.
Ndër duelet më interesante të xhiros së radhës pritet të jetë dueli në mes ekipit të Shkupit dhe Rrufeja nga Miletina.

Shkupjanët kthehen në fushë të vetë pas një barazimi shumë me vlerë ndaj Pobedës, ndërsa Rrufeja ka mundur pastër 2:0 në shtëpi ekipin e parafundit “11 Okotomvri”.

Te KF Shkupi mbretëron një atmosferë shumë pozitive dhe presin të vazhdojnë serinë pa disfatë. Deri më tani djemtë e Shabanit kanë pësuar vetëm një disfatë në shtëpi dhe janë një ndër ekipet që vështirë ti fitosh në kalanë e Çairit.

Mirëpo për këtë ndeshje trajneri Shabani nuk mundë të llogarisë në shërbimet e një ndër futbollistëve më të mirë, bëhet fjalë për Besir Demiri, i cili në ndeshjen ndaj Pobedës u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i pesti dhe që e obligon atë të pushojë dhunshëm në ndeshjen ndaj Rrufejës.

Por pikërisht në këtë ndeshje pritet të kthehet në lojë edhe Bujamin Asani, i cili pushoi disa javë me radhë shkaku i intervenimit kirurgjikal. 

“Shpresoj që sa në ndeshjen e radhës kundër Rrufesë do të jap maksimumin, pasi që klubi ka nevojë për mua, duke marrë parasysh se kemi disa mungesa. Dëshiroj që të jap atomin e fundit nga forca ime që Shkupi të vazhdojë me paraqitje të suksesshme, sidomos pas pikës së fituar në Prilep”, ka thënë futbollisti Asani.

KF Shkupi është në pozitën e 10-të në tabelë me 16-të pikë të tubuara, ndërsa Rrufeja është e parafundit në tabelë, e 14-ta me vetëm 11 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button