Barça nuk e lë Realin të vetmuar në kreun e tabelës

Barcelona ka fituar në transfertë ndaj Getafes me rezultatin 0:2. Luis Suarez ka kaluar në avantazh katalanasit në minutën e 37′, duke e mbyllur pjesën e parë 0:1.
Ndërsa Nejmar ka dyfishuar shifrat në minutën e 58′ të takimit.
Sulmuesi katalanas realizoi një super gol me të majtën e tij duke mposhtur kështu portierin vendas.

Ky është dhe goli i nëntë për sulmuesin brazilianin, i cili pozicionohet tashmë i pari në listën e golashënuesve në Ligën Spanjolle.
Me këtë fitore skuadra e Luis Enrikes barazon Realin, ku të dy mbajnë kreun më nga 24 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button