Tmerr në Siri, forcat e Assad-it me një lloj gazi helmojnë për vdekje tre persona
Gjatë sulmit me një lloj gazi helmues nga ana e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad në territorin Talbisah, në qarkun e Homs-it, tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 40 persona kanë ndjerë pasojat e këtij sulmi, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tha mjeku nga spitali në Talbisah Yahya el-Homsi, gazin helmues të cilin forcat e regjimit e përdorën, vranë tre persona, ndërsa në mesin e tyre dy punonjës mjekësorë i kanë ndjerë simptomat e gazit helmues.
Ai shtoi se tek të mbijetuarit është vërejtur vjellje, vështirësi në frymëmarrje, zvogëlim i bebëzave të syve dhe të ngjashme.
Forcat e regjimit sirian të ndihmuar nga forcat ruse synojnë të vendosin kontroll mbi vendin Talbisah, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitës.