Rastet për Romën, fitorja dhe kreu për Interin (Video)
Interi është rikthyer në krye të tabelës së Serie A, pas fitores minimale ndaj Romës me rezultat 1:0.
Roma hyri në këtë ndeshje me një superformë dhe seri të fitoreve, por skuadra e Roberto Mancinit duke se ishte përgatitur në maksimum për t’i rrëmbyer tri pikët.
Edhe përkundër rasteve nga dyja skuadrat, u shënua vetëm një gol, ishte mesfushori Gary Medel që goditi fuqishëm topin me të djathtën në minutën e 31’tw për ta dërguar atë në rrjetë, gol ky që i dha tri pikë skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë, gjërat u përkeqësuan për Romën kur në minutën e 74’tër, mesfushori Miralem Pjanic, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë, të cilët edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme, nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë.
Pas kësaj fitoreje, Interi ka rrëmbyer kreun e tabelës duke grumbulluar 24 pikë, derisa Roma mbetet në vendin e dytë me 23 pikë.