Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, zbulon vendbanime romake (Video)

Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup, ka nxjerrë në pah gjurmët e një vendbanimi të periudhës romake dhe një kishe mesjetare, në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Këto zbulime janë rezultat i punës së grupit të arkeologëve të cilët janë angazhuar për mbikëqyrjen e punimeve të autostradës.
Arkeologu Premtim Alaj tregoi se janë në fazën përfundimtare të gërmimeve dhe se në të dy lokalitetet ka gjetje interesate për periudhat të cilave u përkatësië, shkruan Top Channel.
“Ky objekt këtu që po shihet, mendojmë se i takon periudhës romake, kjo bazuar në gjetjet që i kemi hasur gjatë gërmimit. Kemi gjetur fragmente enësh të qeramikës, po ashtu që është me rëndësi, kemi gjetur 3 monedha të cilat janë në proces të shërimit, por mendojmë që mund t’i takojnë periudhës së vonë romake. Bazuar në gjetjet për rreth, kemi të bëjmë shumë me zgjyrë, mendojmë që mund të ketë qenë objekt që u ka shërbyer atyre që janë marrë me mineralogji”, thotë Premtim Alaj, arkeolog.
Rreth 500 metra larg këtij lokaliteti romak, është kisha mesjetare, brenda së cilës sapo është gjetur edhe një varr që tani është në proces gërmimi.
“Bazuar në materialin përcjellës që e kemi gjetur, do të thotë qeramikën, po ashtu edhe formës së saj, mendojmë që kjo i përket periudhës mesjetare. Siç e shihni ka orientim lindje perëndim me dimensione 15.5m me 6m, është ndërtuar me gurë të përbërë edhe nga llaqi gëlqeror. Është kishë një nefshe, në përbërje të saj ka edhe absidën, po ashtu kemi gjetur edhe gurin e altarit që ka shërbyer në atë kohë. Kemi hasur edhe në një varr sot, i cili po gërmohet.”, vijon Alaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button