Sëmundjet e zemrës dhe gënjeshtrat për to

Ja 5 nga idetë e gabuara që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme

Në dekadat e fundit kemi mësuar shumë rreth shkaqeve të sëmundjeve të zemrës, si dhe parandalimit të tyre. Por shumë njerëz kanë ide të gabuara lidhur me faktorët e riskut për sëmundjet e zemrës. Ja cilat janë 5 nga idetë e gabuara, si dhe faktet që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme, sipas studimeve të kryera nga Shkolla e Harvardit.

Miti 1:

Nëse ke sëmundje të zemrës, duhet ta merrni me qetësi. Për shumicën e njerëzve me sëmundje të zemrës jeta sedentare (pa lëvizur) është një ide e keqe. “Kjo mund të çojë në mpiksjen e gjakut në këmbë dhe në rënie të gjendjes së përgjithshme fizike”, thotë kardiologu dhe profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit, dr. Riçard T. Li. Aktiviteti fizik ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, përmirëson lëvizjen e gjakut në tru dhe mbi të gjitha përmirëson gjithë shëndetin. Ç’mund të bëni: Pyesni doktorin tuaj se cilat ushtrime janë të duhurat për ju dhe sa shumë duhet të bëni. Shumë njerëz ecin dhe ecja është e mirë për zemrën.

Miti 2:

Është normale të kesh tension të lartë kur plakesh Tensioni i lartë i gjakut priret të rritet me kalimin e moshës, por kjo nuk do të thotë që është gjë e mirë. Ajo ndodh, sepse muret e arterieve ngurtësohen, ndërsa vitet kalojnë. Ky ngurtësim e bën zemrën të pompojë më fort. Ky pompim i gjakut i dëmton muret e arterieve me kalimin e kohës. Muskujt e zemrës që kanë punuar fort, janë më pak të efektshme dhe sforcohen edhe më shumë për të plotësuar nevojat e trupit për gjak. Kjo vijon të dëmtojë arteriet dhe shton yndyrnat në muret e arterieve. Në këtë mënyrë rritet tensioni i lartë i gjakut dhe shtohet rreziku për atak kardiak. Ç’mund të bëni: Kontrolloni tensionin e gjakut. Nëse është mbi 140/90, pyesni doktorin se ç’duhet të bëni që ta ulni.

Miti 3:

Mund ta ulni rrezikun për sëmundjet e zemrës me vitamina dhe shtesa ushqimore Vitaminat antioksiduese E, C dhe betakaroteni janë faktorë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithsesi, studimet klinike për shtesat ushqimore të këtyre vitaminave ose kanë dështuar të tregojnë të mirat që mund të vijnë prej tyre, ose nuk ka pasur asnjë përfundim domethënës. Shoqata Amerikane e Zemrës ka deklaruar se nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se shtesat ushqimore parandalojnë ose trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare. Ç’të bëjmë: Trupi thith dhe përdor vitaminat dhe mineralet sidomos kur ato merren përmes ushqimit. Për të siguruar vitaminat dhe mineralet që keni nevojë, mos blini shtesa ushqimore të gatshme, por hani një gamë sa më të gjerë ushqimesh të çdo lloj ngjyre të ylberit.

Miti 4:

Sëmundjet e zemrës prekin më shumë burrat Që nga viti 1984 më shumë gra se burra kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës. Këto të fundit po konsiderohen si shkaku kryesor i vdekjes së grave mbi 65 vjeç, si dhe shkak kryesor për burrat. Pas daljes në pension, 70% e burrave dhe grave kanë probleme kardiovaskulare, të cilat përfshijnë sëmundje të arterieve koronare, atake, si dhe tension të lartë. Rreziku vazhdon të rritet në moshën 80 vjeç, kur preken 83% e burrave dhe një përqindje akoma më e lartë e grave, 87%. Ç’mund të bëni: S’ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kërkojini doktorit që t’ju bëjë një kontroll të plotë të zemrës që përfshin matjen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Pastaj ndiqni këshillat e mjekut.

Miti 5:

Nëse keni sëmundje të zemrës, duhet të hani sa më pak yndyrna Është e vërtetë që duhet të hamë ushqime me pak yndyrna. Por ka disa lloje yndyrnash, të tilla si yndyrnat e pangopura në vajrat vegjetalë dhe ushqime të tjera që janë të shëndetshme. Në fakt, ngrënia dy herë në javë e peshkut të pasur me acide yndyrorë omega-3 si salmoni, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ç’mund të bëni: përfshini në dietën tuaj produktet e qumështit me pak yndyrna, peshq të pasur me yndyrna omega-3, arra, lajthi, bajame, si dhe vaj ulliri. Nëse hani mish, sigurohuni që copat të jenë të vogla dhe, nëse përdorni mish shpendësh, hiqjani lëkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button