140 deri 150 mjekë çdo vit largohen nga Maqedonia!

Gjithnjë e më shumë mjekët e rinj ardhmërinë e tyre po e shohin jashtë shtetit. Alarmin e jep Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë. Kryetari i kësaj shoqate Nevzat Elezi për Alsat M, tha se shteti duhet të marrë masa për të parandaluar largimin e tyre, veçanërisht të studentëve më të mirë të fakulteteve shtetërore të Mjekësisë.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup thotë se bazuar në disa të dhëna nga 140 deri 150 mjekë çdo vit largohen nga Maqedonia.

“Gjermania mund të thithë më shumë staf të tillë. Numri gjatë viteve rritet dhe arrin rreth 150 mjekë në vit.” thotë dekani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button