Ivanov: Arkivat sekrete të Vatikanit do të hapen për hulumtuesit nga Maqedonia

Vatikani do të jetë i hapur për hulumtuesit nga Maqedonia, janë marrë vesh sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanovi, në suaza të takimit prej 40 minutash me papën e Frnaçesku të Vatikanit.

“Përfundimisht, arkivat sekrete të Vatikanit janë hapur për hulumtuesit tanë. Pra, shumë shpejt dy hulumtues tanë mund të vijë që hulumtojnë të gjithë ata që deri më tani nuk ka qenë e kapshme”  deklaroi Ivanovi pas takimit me papa Françeskun të Vatikanit.

Ai informoi se kanë biseduar për shumë çështje nga interesi i përbashkët, aktuale te ne, por edhe në Evropë dhe botë.

Kanë biseduar edhe për situatën aktuale me emigrantët dhe refugjatët dhe për mënyrën në të cilën deri më tani është reaguar që t’iu dilet në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. U bë fjalë edhe për çështjen për emrin dhe prej ku e kanë prejardhjen të gjitha bllokadat tona dhe çështjet e hapura.

Presidenti Ivanov, papa Françeskut i dhuroi kryq të argjendtë  të filigranit me rubin të Maqedonisë. Në takim u bë fjalë edhe për kanonizimin e mundshëm të Nënë Terezës, e cila duhet të realizohet deri vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button