Arrestohet 30 vjeçari nga Tetova, falsifikator i diplomave të USHT-së

Policia ka  arrestuar një të dyshuar për falsifikimin e diplomave të Universitetit Shtetëror të Tetovës. 

30-vjeçari M.O, nga fshati Sellcë i Tetovës, ka bërë falsifikimin e diplomave të Universitetit Shtetërorë të Tetovës. Në shtëpinë e tij  është zbuluar një “punëtori” për fabrikimin e diplomave. M.O, është arrestuar në vendkalimin kufitarë në Jazhincë, ndërsa dje është paraqitur në Gjykatën e Tetovës ku i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Diplomat e falsifikuara, për gjoja mbarimin e studimeve të stomatologjisë, i dyshuari i verifikonte tek noteri e më pas ua shiste “mjekëve” të interesuar nga Italia.  Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa diploma të falsifikuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button