Zlatan Ibrahimoviç, zgjon interesin e 30 klubeve të botës!

Mediat amerikane shkruajnë se sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç së shpejti mund të kalojë në ligën MLS, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahimoviçin e lidhin me Miami-n ku mund të kalojë pasi t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të sezonit. Mino Raiola, agjenti i përfaqësuesit të kombëtarës suedeze, me prejardhje boshnjake, ka deklaruar se Ibran e kërkojnë shumë klube të botës.

“E di që aktualisht rreth 30 klube e dëshirojnë Ibrahimoviçin”, ka thënë Raiola. Ai vuri në dukje se Ibra kishte luajtur mirë në të gjitha klubet ku ka luajtur deri më tani.

Ibrahimoviç karrierën profesionale e filloi në klubin suedez Malmö. Famën e fitoi në Ajax të Amsterdamit ku luajti nga viti 2001 deri në vitin 2004. Pas Ajax-it luajti në ligën italiane Seria A për Juventusin dhe pastaj për kampionin italian Inter me të cilin nënshkroi kontratë në vitin 2006.

Ibrahimoviç më pas luajti në ligën spanjolle për Barcelonën pas së cilës në vitin 2011 kaloi në AC Milan. Ai PSG-së iu bashkëngjit në vitin 2012 pas transferit nga Milano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button