Maqedoni, ende në përdorim libri i historisë që fyen shqiptarët

Tekstet me përmbajtje skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoni. Një skandal i tillë është i pranishëm në tekstet shkollore të historisë, me të cilat mësojnë nxënësit e vitit të parë dhe të dytë në shkollat e mesme.

Sipas historianit Skender Hasani, në këto libra nuk përfillet aspak historia e shqiptarëve të Maqedonisë, ku ndër të tjera përmendet fakti se shqiptarët janë popull ardhacak dhe nuk janë autokton, ndërsa kjo tendencë është e ndikuar nga politika shtetërore.

“Për fat të keq po ndërtohen gjenerata të reja maqedonase me paragjykim se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur prej diku dhe janë e keqja e vendit. Problemi ma i madh që reflekton nga këto tekste shkollore është jostabiliteti I shtetit pasi që të rrinjtë shqiptar dhe maqedonas kanë konflikt mes veti dhe kjo nuk është me fajin e tyre por pikërisht nga tekstet mësimire sepse edukohen në atë frymë të cilën shteti e imponon sepse nuk është problem I personave,individëve etnive apo komuniteteve fetare por këtu është kryekëput problem i shtetit”, deklaroi Skender Hasani për TV ERA.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk duhet akuzu historianet maqedonas perderisa ata e marrin bekimin nga politikanet e papergjegjshem shqiptar qe I kan mbylle te dy syte dhe te dy veshet vetem per interesa personale dhe partiak.Ata se paku qka kan mujt me ba eshte qe te mos marrin pjese ne ate qeveri ku ofendohen shqiptaret pse nuk marrin mesim nga serbet e kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button