Si mund të zvogëlohet papunësia në Komunën e Likovës?

Ekonomistët theksojnë nevojën e madhe për krijimin e vendeve të reja të punës në komunën rurale të Likovës. Ata vëndosën në spikamë mungesën e infrastrukturës së nevojshme, si parakusht për thithjen e investimeve të reja.

Në përjashtim të gjendjes së rëndë politike që po mbretëron për disa vite me radhë, që ka reflektuar edhe në sferën e drejtësisë (pushtetit gjygjësor) e që kjo e fundit ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të një vendi, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët e përcaktoj rrjedhën e zhvillimin ekonomik dhe ndikojnë në rritjen e punësimit, respektivisht uljen e normës së papunësisë.”- deklaroi ekonomisti Avni Salii për Portalb.

Sipas tij, politika e mban peng zhvillimin e rajonit të Likovës.

“Nëse nuk do të kishte ndonjë pengesë politike dhe nëse do të kishte njëtrajtshmëri si rajon me rajonet tjera në aspekt të infrastrukturës, komuna do kishte mundësinë për thithur investime të huaja. Ndërsa kjo do ndikonte në normën e pusimit. Megjithatë duke pasur parasysh pozitën gjeografike të komunës së Likovës, e cila është jashtë atributeve infrastrukturore për ndonjë Zonë të lirë ekonomike apo thithjen e ndonjë investimi të huajndër faktorët që do të ndikonte në uljen e normës së papunësisë është krijimi i klimës për mikrobiznese në fusha të ndryshme.”

Profesori tha se komuna e Likovës nuk ka kapacitet për biznes të madh, jo vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës por realisht edhe për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme.

“Për një biznes madh në bujqësi duhen 100 hektarë tokë, ndërsa 100 hektarë tokë është 1/ 3 e komunës së Likovës, duke e përjashtuar kooperativën bujqësore, si pronë publike.”-tha Salii, sipas të cilit kjo pronë publike keq-menaxhohet nga ana e komunës.

Kooperativën bujqësore prej 900 mijë hektarë komuna nuk ua ka dhënë bujqëve, por njerëzve të afërt me politikën e shtetin, njerëzve mafioz që përfitimet nga ajo tokë nuk i kthejnë në biznes por kazino. Kështu  alternativa e vetme është që populli ti kthehet sipërmarrësisë nëpërmjet mikrobizneseve në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë… meqë kjo pjese e rajonit është e shquar për kultivimin e kulturave bujqësore dhe një traditë të begatë në drejtimin e blegtorisë. Dhe meqë para së gjithash, si rajon i plotëson kushtet për këto veprimtari.”

Si argument në favor të kësaj alternative, Salii përmendi faktin se “Mikrobizneset dhe bizneset e vogla në nivel të vendit marrin pjesë përafërsisht me 90% të vendeve të krijuara të punës.”

Për Portalb  Llokman Hebibi, pro-dekani i USHT, studime të disperzuara në Kumanovë, deklaroi: “Hapja e minifabrikave në komunën e Likovës do të ishte e mirëseardhur dhe do të ndikonte në uljen e papunësisë duke pasur parasysh strukturën e popullsisë së re në moshë dhe të kualifikuar në sfera të ndryshme. Megjithatë sipas tij, kusht i patjetërsueshëm është stimulimi i punëdhënësve. “Punësimi në esencë paraqet hapje reale vendesh të reja pune, që nënkupton marrje page për qytetarët dhe sigurim të ekzistencës për familjet e tyre. Që të realizohen vendet e reja të punës duhet që edhe punëdhënësit të stimulohen me mjete suplementare nga shteti dhe kuptohet krijimi i kushteve infrastrukturore nga ana e komunës së Likovës për investitorët potencial.

Përndryshe shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi, papunësia si indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor siç është komuna e Likovës.”-sqaroi Hebibi. Ai theksoi se pikërisht papunësia e lartë është shqetësimi më i madh i banorëve shqiptarë të këtij rajoni

Në komunën e Likovës punësimi mbetet një shqetësim serioz duke marrë parasysh normën e lartë të papunësisë. Kërkesa gjithnjë e në rritje e qytetarëve të komunës së Likovës për azil ekonomik këto vitet e fundit flasin për një shqetësim madhor në familjet shqiptare pikërisht për problemin serioz të punësimit që lidhet ngushtë me varfërinë, mosgarantimin e kushteve minimale të jetës për fëmijët dhe familjet e tyre.”/Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button