Kosova pranon paradë homoseksualësh

Hoxhë Sadullah Bajrami predikon ligjëratat e tij për këtë komunitet njerëzish, kur në internet gjenden fjalimet e tij mbi homoseksualitetin, këtë “sëmundje e cila sjell edhe sëmundje të tilla”.

“Nuk kemi nevojë që lesbiket të na dalin në rrugë e të na tregojnë trashëgiminë dhe virtytet e popullit të tyre” thotë mes tjerash Bajrami. Homologu i tij, Kujtim Hasani, thotë se të jesh homoseksual është e pështirë dhe e ndyrë, duke kujtuar e rrëfyer se një kohë paska ekzistuar një vend i tërë me “njerëz të tillë”, dhe të cilin All-llahu e rrokullisi, dërgoi lehjen e qenve dhe gurët vrastarë, duke i dhënë fund këtij degjenerimi kolektiv. Gripi i pulave apo sida, sipas Hasanit, janë pjellë e ardhur nga gejët e lesbiket, shkruan gazeta Zëri.

Në fundin e shtatorit të këtij viti, Beogradit po i kthehej një hall i vjetër. E moçme si ide, mbajtja e një parade të homoseksualëve në njërin prej viteve kishte rezultuar me gjak e vrasje të këtij komuniteti, ndërsa vitin e kaluar një javë e tërë solli aktivitete që do ta prodhonin paradën revoltuese, por që nuk ndodhi e përfundoi me protestë para Qendrës Mediale në Beograd. Edhe aktivistë nga Kosova ishin pjesë e kësaj gej-parade.

Një vit më vonë, Beogradi refuzoi paradën, por një e tillë me rreth 200 persona u mbajt krejt në një natë normale, madje në mes të qytetit. “Ove je Prajd” ishin parullat që Beogradit i erdhën si rrufe kur nuk pritej. Në Shqipëri, zyrtarë të lartë kishin deklaruar se do ta dërgonin ushtrinë në luftë me “të sëmurit mentalë”, dhe se traditës shqiptare nuk i ka hije një gjë e tillë.

LGBT-të dhe shoqëria, jo të gatshëm për dalje në rrugë

Në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur një përpjekje serioze për të pasur një paradë homoseksuale. Ajo që sot në botë shihet si një ditë feste ku pjesëtarë nga komuniteti e të tjerë “protestojnë” në mënyrë paqësore, për Kosovën duket si drita në fundin e tunelit.
Lola Krasniqi nga Qendra për Emancipim Shoqëror thotë se marrë në konsiderim situatën e cila po mbizotëron në vendet e rajonit, Kosova realisht nuk është gati për mbajtjen e një parade homoseksualësh.

Muaj më parë edhe në Shkup disa herë turma të protestuesve kanë demoluar zyrat e LGBTI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button