Forca të mëdha policore, shoqërojnë inspektorët e DHP-së, në Studeniçan

Inspektorët e  Drejtorisë së të Hyrave Publike të shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në orët e mëngjesit në fshatin Studeniçan, kanë bërë inspektimin e lokaleve afariste.

Banorët e fshatit Studeniçan, janë shqetësuar nga prania e madhe e forcave policore që kanë shoqëruar inspektorët. 

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki, konfirmon për “Porrtalb”, se që nga mëngjesi i ditës së sotme, inspektorët policorë të shoqëruar me një numër të madh të forcave policore kanë bërë inspektimin nëpër  lokalet afariste. 

“Ne nuk jemi  kundër kontrolleve të Drejtorisë së të Hyrave Publike, por jo në këtë mënyrë, duke demonstruar forcën policore dhe duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Studeniçanit”, thotë, kryetari i komunës Azem Sadiki. 

Që nga mëngjesi, thotë ai, banorët interesohen se çfar po bëhet, duke pyetur për pranin e forcave policore.

Azem Sadiku thotë se si komunë, reagojmë ndaj një veprimi të këtillë të inspektimit me forca të mëdha policore. Ndoshta ata nuk janë të obliguar ligjërisht që të na informojnë, por përderisa kjo krijon shqetësim tek qytetarët, policia dhe Drejtoria e të Hyrave Publike është dashur që të na informoje”, thotë kryetari i komunës, Azem Sadiki.

Lajme të ngjashme

Back to top button