Shembet një ndërtesë në Kinë, 17 të vdekur dhe 23 të plagosur

Nga shembja e një ndërtese, e cila ishte në procesin e rinovimit, jetën e kanë humbur 17 persona, ndërsa 23 janë plagosur në krahinën Henan, në Kinën qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpjekjet për të shpëtuar viktimat, kryesisht punëtorët të cilët punonin në ndërtimin e një kati tjetër të ndërtesës, përfunduan të shtunën në mëngjesë pasi që rreth 40 punëtorë janë nxjerrë nga rrënojat e dykatëshes në qytetin Beiwud.

Siç shkruajnë mediat kineze, nëntë persona ndodhen në gjendje kritike.

Përndryshe, bëhet fjalë për ndërtesën e ndërtuar në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë kineze ka përshpejtuar sektorin e ndërtimit, por për shkak të korrupsionit dhe mosrespektimit të rregullave të sigurisë aksidentet në vendet e ndërtimit ndodhin shpesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button