Gjorge Ivanov në audiencë te Papa Françesku

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova në suaza të vizitës në Vatikan dhe në Republikën e Italisë, sot do të ketë audiencë te kreu i Kishës Rimokatolike, Papa Francesku.

Pas audiencës, lajmëron korrespondenti i MIA-s, shefi i shtetit të Maqedonisë do të realizojë takim me sekretarin shtetëror të Selia e Shenjtë, me kardinalin Pjetro Parolin.

Bashkëshortja e presidentit Maja Ivanova do ta vizitojë spitalin e fëmijëve “Bambino Xhezu”, e cila realizon bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi. Gjatë vizitës të Republikës së Italisë, presidenti Ivanov, do të realizojë takim me presidentin italian, Serxho Matarela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button