Fleckenstein: Nuk parashikoj destabilizim të Shqipërisë

Aludimet se Shqipëria mund të përfshihet nga një spirale tensioni politik në muajt e ardhshëm hidhen poshtë nga Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Në një intervistë për seksionin shqip të Deutsche Welle, Fleckenstein kërkon që të mos bëhen krahasime me vendet e tjera të rajonit.

Knut Fleckenstein – Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian: “Nuk shikoj ndonjë rrezik për Shqipërinë, nisur nga eksperiencat e ndonjë lloj krize politike, siç kemi parë përshembull në Shkup këtë vit”. 

Fleckenstein tha se miratimi i reformës në drejtësi do ta ndihmojë vendin të bëjë më shumë progres në luftën kundër krimit e korrupsionit. Ajo me shumë gjasë sipas tij do të miratohet vitin e ardhshëm, ndersa sa i takon dekriminalizimit, ai u shpreh se partitë politike janë shumë pranë dakortësisë. Por pa plotësuar prioretet kyçe Shqipëria nuk mund të ketë një vlerësim pozitiv në progres – raportin e vjeshtës.

Knut Fleckenstein – Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian: “Nuk mund ta kuptoj se si Shqipëria do të mund të bindë 28 vendet e tanishme anëtare të BE-së që të bëhet anëtari i 29 i tij, nëse nuk do të ketë një gjyqësor funksional pa ndikimin e korrupsionit dhe të politikës dhe që të garantojë sundimin e ligjit në vend“.

Fleckenstein foli për kontaktet me qytetarët shqiptare dhe pritshmërinë nga qeveria për të ndërmarrë reforma serioze në shumë fusha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button