Kuvend, debat rreth migrimit të të rinjve jashtë vendit

Mbi 150 mijë qytetarë kanë braktisur Maqedoninë vetëm gjatë 10 viteve të fundit, ka akuzuar LSDM-ja opozitare gjatë debatit të sotëm parlamentarë rreth informatës për migrimin e të rinjve jashtë vendit, njofton Alsat M.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE, akuzoi se fluksi më i madh i largimit të qytetarëve të Maqedonisë ka qenë në vitet e 90-ta dhe sipas tyre ka ndodhur për shkak të privatizimit në qeverisjen e LSDM-së.

Ndërkaq Goran Mileski nga PLD tha se oligarkët e viteve të 90-ta janë sot mbështetësit më të mëdhenj të VMRO-së ndërsa pjesa më e madhe e privatizimeve ka ndodhur në kohën kur Nikolla Gruevski ishte ministër i Financave.

Edhe pse është debatuar për një temë që prek edhe qytetarët shqiptarë, dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH ishin të pa-interesuara dhe asnjë nga deputetët shqiptarë nuk figuronte në listën e të paraqiturve për diskutim e as për replika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button