Zaev: do të jemi pjesë e bisedimeve deri në publikimin e Raportit të Progresit

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se opozita do të vazhdojë të bisedojë deri në publikimin e Raportit të Progresit, me qëllim të mos ndikojë në humbjen e mundshme të rekomandimit për fillimin e bisedimeve, ose kushtëzimin e tij. Por, nëse nuk ka marrëveshje për Qeverinë teknike dhe Prokurorinë Speciale deri atëherë, LSDM-ja do të shqyrtojë hapat e ardhshme të veprimit politik, njofton Alsat M.

“Si LSDM, deri në moment të fundit do të jemi në prag të betejës që Maqedonia të mos shtyhet në rrugën në të cilën po ecën Bjellorusia. Do të bëjmë gjithçka deri sa ka mundësi të hapur ta ruajmë rekomandimin dhe të zbatohet marrëveshja e Përzhinos në tërësi. Bëhet fjalë për disa ditë. Të gjithë e dini se pritet që Raporti për Maqedoninë të përfundojë, mbyllet dhe publikohet”, deklaroi Zaev.

Sipas Zaevit, problemet kryesore në bisedime mbeten kompetencat e ministrave dhe zv/ministrave të rinj në Qeverinë kalimtare. Gjithashtu ka mosmarrëveshje në përkufizimin e periudhës së zgjedhjeve, sidomos nëse pranohet propozimi që çështja e kompetencave të lidhet me periudhën e zgjedhjeve.

Ndërkaq para tribunës së sotme në Panairin e Shkupit, Zaev tha se derisa ekziston mundësi e hapur si parti do të bëjnë gjithçka që të mos humbet rekomandimi për negociata me BE-në dhe të zbatohet marrëveshja e Përzhinos në tërësi.

“LSDM-ja tërësisht është e përkushtuar në ndihmën që vendi ynë të mbetet në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Duke qarkulluar në këtë rreth, gjithmonë kemi qenë kooperativë, maksimalisht fleksibil dhe tërësisht të përkushtuar në proces për shkak se për ne nuk ekziston plan B, ndërsa për Maqedoninë nuk ekziston alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO”, deklaroi Zaev.

 

Në lidhje me gjasën për shtyerjen e anulimin e zgjedhjeve Zaev nuk beson se do të ketë anulim të zgjedhjeve, ashtu ssiç tha ai, sinqerisht pret që marrëveshja e Përzhinos të zbatohet në tërësi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button