Në Shkup dje 8 aksidente, dy persona të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente trafiku, raporton MIA.
Prej tyre, gjashtë janë me pasojë dëme materiale dhe dy me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një drejtues i një automjeti motorik  dhe një punëtor i cili është transportuar në pjesën e prapme nga automjeti special.
Sot Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën Fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” e cila ndodhet në komunën e Qendrës.
Për sot nuk janë paralajmërua ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normalisht dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.
Të dielën me fillim në orën 15:15  në qendrën sportive “Jane Sandaski” në suaza të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshja ndërkombëtare Vardar dhe Miitjiland, Danimarkë.  Me qëllim të zhvillim të papenguar të komunikacionit nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa për sigurim komunikacioni, ndërsa varësisht nga gjendja momentale është i mundur edhe riorientim i komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button