Çka ka më shumë në Zvicër, kosovarë apo shqiptar nga Maqedonia? (Dokument)

Numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti është rritur për 54.281 veta. Si total në fund të shtatorit këtu jetonin 1 milion e 987.706 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane.

Krahasimi i këtyre shifrave, sipas Sekretaritit Federal për Migracion (SEM) tregon për një ngadalësim pej 3% të rritjes së popullatës së huaj në Zvicër në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Popullata e huaj që ka përjetuar rritjen më të madhe gjatë këtyre nëntë muajve ka qenë ajo me pasaportë franceze, gjegjësisht kjo popullatë eshtë rritur për 7236 veta, transmeton albinfo.ch komunikatën e dërguar nga SEM. Në vendin e dytë janë të huajt nga Portugalia, me një rritje prej 6582 veta ndërsa në të tretin janë italianët të cilët rritjes së numrit të gjithëmbarshëm të numrit të te huajve i kanë kontribuuar me 6546 të rinj.

Menjëherë pas tyre vijnë kosovarët me 6086 shtetas të rinj që i janë shtuar popullatës ekzistuese në Zvicër. Nga ana tjetër më së shumti është zvogëluar numri i serbëve, minus 5253, zvogëlim ky që korrespondon me rritjen e numrit të kosovarëve (plus 6086). Kjo shpjegohet kryesisht me marrjen e shtetësisë kosovare dhe braktisjen e saj serbe nga kosovarët që jetojnë në Zvicër, vëren albinfo.ch. Gjithsej sipas statistikës së publikuar sot nga SEM, në Zvicër jetojnë 109.583 persona me shtetësi të Kosovës. Ata vijnë pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve.

Edhe më tutje vazhdon të mbizotërojë numri i të huajve që vijne nga shtetet e BE-së dh EFTA-s, me 68 për qind.sipas ketyre te dhenave, ne Zvicer jetojne 109.583 qytetar te Kosoves dhe 64.181 qytetar te Maqedonise.

statistika-ch

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button