Partitë luajtën fuqishëm me akuza të ndërsjella

Pas një dite heshtje pas deklaratës të disa ambasadorëve në Maqedoni, të cilët partive politike iu dhanë mesazh për zbatimin urgjent të Marrëveshjes së Përzhinos, dje pjesëmarrësit e grupeve të punës sërish me akuza të ndërsjella për shkeljen e marrëveshjes, njofton Portalb.

Antonio Milloshoski  nga VMRO- DPMNE para Klubit të Deputetëve në Shkup,  akuzoi LSDM-në se “dëshiron të thelloj krizën politike dhe të humbim rekomandimin nga BE-ja dhe të shkaktojë dëm ekonomik të vendit”.

“Nga LSDM-ja kërkojmë sjellje konstruktive. Të mos lejojmë thellim akoma më të madh të krizës. Ne mendojmë se LSDM-ja bënë këtë sepse ka disa qëllime. I pari është të vazhdojë të thellojë krizën politike, dhe e dyta është të humbasim rekomandimin nga Bashkimi Evropian, dhe e treta është që vendit t’i shkaktojë dëm ekonomik”, deklaroi Milloshoski.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasosvki,  nga ana tjetër, menjëherë pas Milloshoskit deklaroi se evidente është se kush po bllokon bisedimet.  Dhe ai akuzoi se “VMRO – DPMNE do të jetë fajtori i vetëm nëse Maqedonia humbet rekomandimin”, njofton Portalb.

“Sa i përket propozimeve që i japim në bisedime, nuk kërkojmë asgjë  më shumë nga ajo që është paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos, dhe  nuk pranojmë asgjë më pak. Me ministrat dhe zëvendësministrat të cilat duhet të emërohen, nuk duam të qeverisim bashkë me VMRO- PDMNE-në, por të kujdesemi për krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nëse Maqedonia humbet rekomandimin fajtore e vetme do të jetë VMRO- DPMNE-ja”, tha Spasovski.

Megjithatë, këto deklarata faktorët politik nuk janë vetëm arsyetim para opinionit, sepse edhe partitë edhe ndërmjetësuesit në Maqedoni saktë e dinë se ku bllokohet Marrëveshja e Përzhinos, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button