Aspirina mbush 100 vjet

“Për shumë njerëz aspirina paraqet një medikament i cili përdoret nga masat e gjëra, por për mua është një mrekulli”, thotë Ozlem Cetiner, një mësuese e anglishtes në Stamboll, e cila tregon se e konsumon që nga fëmijëria e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Aspirina fillimisht u sintetizua në vitin 1897 nga kimisti gjerman Felix Hoffmann, në kohën kur punonte në kompaninë farmaceutike Friedrich Bayer & Co.

Edhe pse u patentua nga Bayer dy vite më vonë, dalja e këtij medikamenti në treg u bë në tetor të vitit 1915 ndërsa blerja mund të bëhej pa patur recetë mjekësore.

Sipas Ozlem, aspirini nuk përdoret vetëm për zbutje të dhimbjes ose etheve: “Më besoni, unë e kam përdorur aspirinën për të shëruar puçërrat por edhe për të ushqyer lulet”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button