Prekëse: Kandidati amerikan për president përqafon në skenë studenten myslimane (Video)

Senatori amerikan Bernie Sanders gjatë një fjalimi në Fairfax të Virxhinias, ka ftuar një studente myslimane në skenë, pasi ajo foli për retorikën islamofobe në politikë, raporton Think Progress.

“Si një studente myslimane në Amerikë, që aspiron ta ndryshoj botën, dhe që po specializon në Zgjidhjen dhe Analizën e Konflikteve Ndërkombëtare – e që shpresoj të bëhem avokate e të drejtave të njeriut – kur e dëgjoj retorikën që po përshkon mediat, më bën të vjell”, i thotë Remaz Abdelgader, Sandersit, studente që studion në Universitetin “George Mason”, transmeton Indeksonline.

“Si një individ, në mënyrë konstante jam duke provuar të tërheq vëmendjen dhe të sigurohem që secili të trajtohet barabarësisht në këtë vend. Si president i ardhshëm i SHBA-ve, çfarë mendoni për këtë?”, i drejtohet ajo Sandersit.

Kur studentja myslimane e kryen fjalimin e saj, Sanders, i cili është kandidat për president të SHBA-ve, e fton në skenë Abdelgaderin dhe e përqafon.

“Për shumë vite në këtë vend, ju keni pasur politikanë – jam mjaft i moshuar që ta di këtë – që kanë flirtuar me të bardhët. Ata u thonin punëtorëve të bardhë që fitonin disa cent në orë ‘hej, mendoni se jeni në telashe, por jeni më mirë se këta të zinjtë’, ndërsa u thonin heteroseksualëve ‘jeni më mirë se homoseksualët’, dhe i shfrytëzonin burrat duke i vënë përballë grave. Luanin me grupe të ndryshme kundër grupeve të tjera. Të pasurit janë pasuruar, gjersa të tjerët luftonin mes vete. Detyra jonë është ta ndërtojmë një komb ku që të gjithë qëndrojmë si një person”, ka thënë Sanders pasi e mori përdore studenten myslimane në skenë.

Kandidati për president nga demokratët Sanders është pajtuar me konkluzat e studentes myslimane, kur ka thënë se po gjenerohet urrejtje kundër myslimanëve. Sipas tij, njëjtë po veprohet edhe kundër myslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button