Mascherano shpallet fajtor për mosdeklarim të ardhurash

Javier Mascherano u shpall fajtor për dy akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria në seancën dëgjimore që  u mbajt ditën e Enjte në komunën e Gavës pranë Bracelonës, akuzën e fshehjes së pasurisë nga shfrytëzimi i imazhit të tij dhe atë të mashtrimit të instancave tatimore. Numri 14 i Barcelonës ka përvetësuar plot 1.5 milionë Euro nga shpërndarja e së drejtës së përdorimit të imazhit të tij në dy kompani të huaja, një në Miami të Floridas dhe një në Madeira të Portugalisë.

Ai nuk ka deklaruar shifrën e 588 mijë Eurove të ardhura në vitin 2011 dhe atë të 970 mijë Eurove në vitin 2012. Mësohet se i këshilluar nga përfaqësuesit e tij ligjorë Mascherano i ka paguar shifrën e 1.5 milionë Eurove Drejtorisë së Tatimeve si dhe 200 mijë Euro interes. Gjithsesi, marrëveshja e arritur paraprakisht nuk i kurseu numrit 14 të Barcelonës prezencën në gjykatë për cështjen e evazionit fiskal. Hetimet për këtë cështje të iniciuara nga departamenti i tatimeve kanë nisur që në  muajin Shtator. Falë marrëveshjes së arritur paraprakisht nuk pritet të ketë penalitete të tjera ndaj Mascheranos duke bërë që cështja e tij të mbyllet që në  gjykatën e shkallës së parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button