Konferencë për reforma në administratën publike

Agjenda për zgjerim – Arritje dhe sfida në reformat e administratës publike” është temë e konferencës që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të zyrës Fridrih Ebert në Shkup, Institutit për Demokraci Sociale Progres dhe Qendrës së Maqedonisë për Arsimim Evropian (MCEO).

Organizatorët njoftojnë se  rast për mbajtjen e konferencës është publikimi i Raportit për progresin dhe Agjenda për zgjerim e Komisionit Evropian të vitit 2015.

Në konferencë do të shqyrtohen arritjet e Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e angazhimeve për sigurimin e shërbimeve publike të kënaqshme dhe progresin e konkurrencës dhe zhvillimit të vendit.

Në panel sesionin në temën “Reformimi i administratës publike – Angazhimet për qeverisje cilësore, transparente dhe efektive  në shekullin 21”  është paralajmëruar fjalim i zëvendësministres për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska Tomovska.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button