Gjykata Supreme shënon 70­-vjetorin e themelimit

Me akademi solemne dhe konferencë, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 70­vjetorin e themelimit, njofton MIA.

Në akademinë solemne fjalim do të mbajë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, kryetarja e Gjykatës Supreme Lidija Nedellkova, përfaqësues të Misionit të OSBE­-së në Shkup, kryetarë dhe gjykatës së gjykatave supreme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e jubileut do të mbahet konferencë rajonale e kryetarëve të gjykatave supreme të vendeve të rajonit me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut si parakusht i domosdoshëm për sigurimin e sigurisë gjyqësore të qytetarëve”.

Gjykata Supreme e organizon konferencën në bashkëpunim me Misionin e OSBE­-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button