Najçevska: Po të mendonte populli për të ardhmen, nuk do të vinin ndërkombëtarët

Mirjana Najçevska, njohëse e rrethanave politike, vlerëson se nëse qytetarët vërtetë vendosin për të ardhmen e tyre, Maqedonia tani nuk do të kishte nevojë për ndërkombëtarët.

Ajo këto komente i ka dhënë pas fjalimit të Gruevskit, i cili ka thënë se fati i shtetit është në duart e popullit.

“Qytetarët vlerësojnë se as institucionet e as strukturat e përgjithshme të shtetit nuk mundësojnë që qytetarët vetë të thonë çfarë mendojnë, çfarë ju duhet dhe t’i gjejnë mënyrat me të cilat do të përmbushnin nevojat dhe interesat e tyre. Ne nuk do të ishim në këtë gjendje dhe nuk do të kishte nevojë të kërkojmë ndihmë nga të huajt sikur qytetarët vërtetë vetë të vendosnin në Maqedoni”, tha profesoresha Mirjana Najçevska për tv Era, transmeton SHENJA.

Sipas Najçevskës, çdo hap i Gruevskit mund të përcillet me një kaos, madje edhe me një luftë civile me qëllim që t’i shpëtojë dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button