LSDM: Nikolla Todorov të jep dorëheqje

Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, ka paraqitur kërkesë për shkarkimin ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, njofton Portalb.

“Kërkojmë përgjegjësi nga Nikolla Todorov, për problemet sistematike dhe kaosin e përgjithshëm në shëndetësi i cili rezulton me pasoja tragjike ndaj pacientëve dhe qytetarëve. Vetëm për dy dytë, dy gra shtatzëna e kanë humbur jetën, që është e papranueshme që kjo të ndodhë në shekullin XXI. Kjo drejtpërdrejt tregon se sistemi shëndetësor në Maqedoni nuk funksionon. Menaxhimi dhe jo-profesionalizimi i sistemit shëndetësor, me resurset,  mungesa e strategjisë për zhvillim dhe investime kapitale, e ka marrë tatimin më të shtrenjtë, jetën e njeriut”, thotë Shahpaska, njofton Portalb.

Nga LSDM, fajësojnë ministrin e Shëndetësisë, i cili është përgjegjës për të gjitha rastet, dhe mosfunksionimin e sistemit mjekësor.

“Fakt është se Nikolla Todorov aspak s’është dashur që të vihet në pozitën e ministrit të Shëndetësisë. Si ekzekutues i drejtpërdrejt i politikave të Nikolla Gruevskit, ai është përgjegjës për sistemin shëndetësor në Maqedoni i cili e ka prekur fundin. Nuk ka kuadër të mjaftueshëm, nuk ka pajisje të përshtatshme dhe ka mungesë të materialeve mjekësore. “Sistemi elektronik “Termini im”, ka sjellë probleme të reja. Jo vetëm që nuk janë zvogëluar radhët e pritjeve nëpër klinika, por janë rritur. Jo vetëm që nuk është larguar mbingarkesa, por më tepër është shkaktuar kaos”, thotë deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button