Kur yjet e sotme konkuronin në “Ethe”, ja si dukeshin ato (Foto)

Historia e formatit të talenteve të reja në këngë, ‘Ethet e së Premtes mbrëma’, nisi në vitin 2003.

Që me herën e parë, ky transmetim u prit shumë mirë nga publiku, i cili deri atëherë i kishte njohur talentet e reja vetëm përmes festivaleve, si ‘Këngët e stinës’, Festivali i Këngës në RTSH apo ‘Kënga Magjike’, transmeton anabel.

Ndikimi i menjëhershëm që pati ‘Ethet e së Premtes Mbrëma’ në muzikën shqiptare u dëshmua me fituesen e edicionit të parë, Anjeza Shahini.

Pasi u zgjodh më e pëlqyera e publikut përmes SMS-ve, ajo mori pjesë edhe në Festivalin e Këngës të vitit 2003 ku u shpall fituese duke fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision-in e vitit 2004, në Turqi, ku siç e dimë u rendit e 6-a.

Por nuk ishte vetëm Anjeza ajo që ndoqi një trajektore të tillë pas ‘Etheve’; për disa vite u duk sikur finalistët e ‘Etheve të së Premtes’ ishin më të favorizuar për të fituar Festivalin e Këngës e për të kënduar më pas në Eurovision. Kujtojmë këtu Luiz Ejllin, fituesin e ‘Ethet e së Premtes 2’ i cili na përfaqësoi në Eurovision-in e vitit 2006.

Megjithatë do të ishte Olta Boka, e cila nuk u kualifikua në finalen e ‘Etheve’, që do ta çbënte këtë besim duke fituar Festivalin e Këngës për të kënduar në Eurosong-un e vitit 2008 në Beograd.

Të tjerë konkurrentë të këtij spektakli talentesh na përfaqësuan në vazhdim në Eurosong. Kejsi Tola në vitin 2009, Rona Nishliu në vitin 2012, Hersi Matmuja në vitin 2014, dhe Elhaida Dani, e cila në edicionin e fundit, ‘Ethet 4’, pati të njejtin fat me Olta Bokën duke mos u kualifikuar në finale.

Por jo gjithmonë të fituarit të një spektakli talentesh do të thotë famë dhe karrierë e mëtejshme. Disa prej finalistëve të ‘Etheve’, si Besmir Metani, Erti Hizmo e shumë të tjerë, vijuan të merreshin me muzikën edhe për pak kohë, për t’u profilizuar në profesione të tjera.

Nga ana tjetër, disa prej atyre që nuk mbërritën deri në finale apo u skualifikuan të parët në netët e mëdha, do të ishin ata më këmbëngulësit për të krijuar një karrierë muzikore e që janë ende pjesë e spektakleve tona.

Shfletoni galerinë për të parë si dukeshin këngëtarët e njohur të skenave tona nën ‘Ethet e së Premtes Mbrëma’.

Anjeza Shahini, fituese e ‘Etheve të së Premtes 1’ në vitin 2003

Anjeza Shahini
Anjeza Shahini

Xhensila Myrtezai, në 10-shen finaliste të ‘Etheve 4’

Xhensila Myrtezai
Xhensila Myrtezai

Vesa Luma, në 10-shen finaliste të ‘Etheve 2’

Vesa Luma
Vesa Luma

Teuta Kurti, në 10-shen finaliste të ‘Etheve 2’

Teuta Kurti
Teuta Kurti

Samanta Karavella, finaliste në ‘Ethet 2’

Samanta Karavella
Samanta Karavella

Rosela Gjylbegu, e treta në finalet e ‘Etheve 1’

Rosela Gjylbegu
Rosela Gjylbegu

Rona Nishliu, u kualifikua në 10-shen finaliste të ‘Etheve të së Premtes 2’

Rona Nishliu
Rona Nishliu

Olta Boka, nuk arriti të kualifikohej në finalen e ‘Etheve 4’

Olta Boka
Olta Boka

Lindita Halimi, në 10-shen finale të ‘Etheve 3’

Lindita Halimi
Lindita Halimi

Kejsi Tola, fituese e ‘Etheve 4’, 2007

Kejsi Tola
Kejsi Tola

Greta Koçi, ka marrë pjesë 2 herë, në ‘Ethet 2’ dhe ‘Ethet 3’, por nuk arriti të kualifikohej në 10-shen finaliste

Greta Koçi
Greta Koçi

Flaka Krelani, e dyta në finalen e ‘Etheve 3’, 2005

Flaka Krelani
Flaka Krelani

Elvana Gjata, u kualifikua në 10-shen finaliste të ‘Etheve 1’, por nuk mbërriti në finale

Elvana Gjata
Elvana Gjata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button