Ballisti nesër në gjyq, ja çka pritet të vendos gjykata

Ballisti i arrestuar vetëm një ditë para ndeshjes me Serbinë, pritet të dalë nesër në gjykatë rreth orës 9:00.

Ismail Morina i njohur si Ballisti i arrestuar vetëm pak orë përpara ndeshjes me Serbinë, ku ju gjetën dy armë të tipit pistoletë, nga gjykata e shkallës së parë ju dha masa arrest me burg pa afat, pritet që nesër të dal para gjykatës në orën 9:00 për ndryshim të masës së sigurisë.

Avokati mbrojtës ka apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke kërkuar një masë më të butë (arrest shtëpie), pasi posedimi i armëve pa leje i mbante në kushtet e vetëmbrojtjes, për t`u siguruar pas ngjarjeve të 14 tetor në Beograd, ku kishte ndritur dronin.

Në përkrahje të Ballistit nesër do të dalin edhe miqtë e tij para gjykatës, të cilët do të kërkojnë lirimin e tij, pasi me veprimet e tij duke rrezikuar jetën bëri krenar një komb të tërë, duke ia mundësuar kështu Shqipërisë 3 pikë kundër Serbisë në kualifikimet për Euro 2016, transmeton gazeta Express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button