KE-ja nuk e ka përmbyllur akoma raportin për Maqedoninë

Komisioni Evropian nuk ka vendosur ende për datën e publikimit të pakos së zgjerimit së bashku me raportet e progresit për vendet kandidate, megjithëse jozyrtarisht si datë e mundshme përflitet 4 nëntori, njofton Alsat-M.

KE-ja, akoma e mban hapur draftin e raportit të progresit për Maqedoninë me qëllim që të përfshijë zhvillimet e fundit në vend.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, theksoi se situata në vend po ndiqet me vëmendje megjithëse refuzoi të komentonte përmbajtjen e raportit, përpara miratimit të tij zyrtar.

“Raporti i progresit përpilohet në mënyrë të kujdesshme dhe të detajuar dhe finalizohet disa muaj përpara miratimit të tij zyrtar por ndryshimet janë të mundshme deri në miratimin e tij duke marr në konsideratë zhvillimet e fundit në vend”, theksoi Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button