Civil organizon ngjarje multimediale: “Për Zgjedhje të Lira”

Ngjarja do të mbahet nesër, e mërkurë, 28.10.2015, në “Menada”, në periudhën prej orës 14 deri në ora 21. Në këtë ngjarje multimediale do të jenë të pranishëm njerëz të njohur nga jeta publike dhe shoqërore, të cilët do të japin deklarata të shkurtra para kamerave tona, e në lidhje me zgjedhjet e lira dhe lirinë në përgjithësi.

Një pjesë e mysafirëve do të jenë edhe DJ, ndërsa të pranishmit do të kenë mundësi edhe të flasin, lexojnë, recitojnë edhe në mikrofonin e hapur para mysafirëve. Gjatë tërë ditës do të emetohen video projeksione dhe do të ndahen materiale të shtypura. Në afërsi të “Menadës”, në hapësirën përpara UEJL, do të vendoset një tendë, nga e cila do t’u ndahen fllaera kalimtarëve. Do të organizohet edhe një foto-peticion, ku qytetarët do të mund të marrin pjesë në foto-sesionin për përkrahjen e zgjedhjeve të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button