Lëvizja Besa e prezanton idenë e Këshillit Mbipartiak në takimin me përfaqësuesit e OSBE-së

Sot, në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi, anëtarë të kryesisë qendrore të Lëvizjes, realizuan një takim me përfaqësuesit e OSBE-së.

Në takim u diskutuan problemet aktuale politike në Maqedoni, moszbatimi i Marrëveshjes së “Përzhinos”, si dhe mundësitë e daljes nga kjo krizë e thellë politike. Lëvizja Besa ka përsëritur qëndrimin e vetë se shqiptarët e Maqedonisë janë të papërfaqësuar politikisht, sidomos kjo del në sipërfaqe më së shumti në bisedimet e “Përzhinos”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button