FRODEM kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov

“Të shqetësuar me ngjarjet e fundit në shëndetësi në vendin tonë, publikisht i bëjmë thirrje ministrit për shëndetësi, Nikolla Todorov, të jep deklaratë në raport me ngjarjet e fundit, të jep llogari për gjendjen katastrofale në sistemin e shëndetësisë, dhe çka është më me rëndësi të jep dorëheqje”, thuhet në reagimin e “Frontit për Maqedoninë Demokratike”.

FRODEM e cilëson si gabim trashanik zgjedhjen e një ministri  të shëndetësisë që nuk vjen nga fusha e shëndetësisë, i cili aktron se po bën “reforma” në sektorin e shëndetësisë.

Për shkak të gjendjes katastrofale në shëndetësi FRODEM do të formojë një Këshill për shëndetësi, të përbërë nga njerëz profesionist të fushës së shëndetësisë, me qëllim mundësimin e reformave të vërteta në shëndetësi.

Nga aty njoftojnë se do të organizojnë edhe tribuna dhe debate për promovimin e reformave thelbësore në sistemin e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button