Komuna e Gostivarit merr përsipër të implementojë projektin për “eRegulation”

 

Në projekt parashikohet konfigurimi dhe instalimi i sistemit “gostivar.eregulations.org”, dokumentimi i së paku 15 procedurave në sistem në gjuhën angleze dhe shqipe dhe maqedonase, propozimi për thjeshtësimin ( zvogëlimi i hapave, kërkesave dhe kohëzgjatjes) për 3 proceduara, si dhe trajnim i partnerit lokal për përdorimin, përditësimin dhe zgjerimin e portalit më procedura të reja. Faqja elektronike në internet, ku dhe qytetarët do të mund të arrijnë deri tek informatat, do të vihet në funksion në gjysmën e parë të vitit 2016.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, përfaqësuesja e UNDP-së, Louisa Vinton dhe Bita Mortazavi nga “UNCTAD”, ndërsa projekti financohet nga UNDP-ja me vlerë financiare prej 136 mijë dollarë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button