Për automjete më të vjetra do të paguhet më shumë regjistrimi

Qytetarët të cilët posedojnë automjete të vjetra, si dhe ato me motor me kapacitet më të madh dhe të cilët përdorin lëndë djegëse që më shumë ndot ambientin do të paguajnë më shumë gjatë regjistrimit të automjetit.

Këto parashikohen me ndryshimin e Ligjit për mjedis jetësorë që është në procedurë kuvendore dhe sot po shqyrtohet në komisionin për transport dhe lidhje.

Kjo do të thotë që personat që do të vozisin automjet me datë të re të prodhimit do të paguajnë më pak gjatë regjistrimit ndërsa ata me data më të vjetra të prodhimit të cilët ndotin më shumë ambientin do të paguajnë më shumë.

Lajme të ngjashme

Back to top button