Pesë persona të lënduar në gjashtë aksidente për 24 orë në Shkup

­ Pesë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë fatkeqësi komunikacioni në 24 orët e kaluara në Shkup. Në tre aksidente lëndime kanë marrë tre drejtues të automjeteve, një bashkudhëtar dhe një këmbësor, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material, njofton MIA.

Sektori për parandalim në kuadër të Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në Shkollën Fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër me nxënësit e klasës së katërt.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normalisht dhe sipas rregullativës ekzistuese për komunikacion.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button