Zyrtare: Sallamrat, proshutrat dhe salçiçet shkaktojnë kancer

Dyshimet u konfirmuan. Në një dokument të hedhur online në 26 tetor por të publikuar edhe në The Lancet Oncology organizata botërore e shëndetësisë i konsideron prodhimet e përpunuara të mishit të kuq si kancerogjene për organizmin e njeriut.

Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si proshuta, salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer.

Në raportim thuhet se vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë- diçka më pak se dy feta proshutë- rrisin shansin për kancer kolorektal me 18 përqind.

Ndërkohë sipas BBC, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara. “Për një invidid, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar,” tha Dr. Kurt Straif nga OBSH. Ende pa dalë raporti zërat për rrezikun e mishit të kuq të përpununuar qenë shpërndarë në mediat britanike që nga korriku i këtij vitio dhe si kundërshtim ndaj tyre industria e mishit ka nxjerrë shumë raporte që përpiqen të vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje direkte mes konsumimit të sallamrave, proshutave dhe salciceve me kancerin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button