Një Kuran dhe një palë tespih, dhuratë për Ramush Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e degës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryesinë e degës së Gjilanit, të shtunën kanë vizituar Bashkësinë Islame në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga Sylejman Osmani.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të AAK-së, vizita është realizuar si rezultat i kerkesës së kryetarit të BIK-ut për takim me kryetarin Haradinaj për temat që i preukupojnë qytetarët e Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, pas një prezantimi të Osmani për gjendjen e BI-së në Gjilan, kërkoi nga Ramush Haradinaj që feja Islame në Kosovë të trajtohet si të gjitha konfesionet tjera.

“Nuk duhet të përfshijmë të gjithë besimtarët dhe t’i krahasojmë me individ; të caktuar të cilët shprehin ekstremizmin dhe fshihen në kuadër të islamit”, citohet të ketë thënë Osmani.

Ndërkaq, lideri i AAK-së ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se zyrtarët e Xhamive të cilët punojnë nëpër institucionet fetare të paguhen nga buxheti i shtetit.

Sipas njoftimit, “Haradinaj në shenjë respekti i dhuroj Osmani një flamur kombëtar. Ndërsa, Osmani i dhuroi Kuranin në gjuhen shqipe dhe një palë tespih Haradinajt”.

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë edhe në konstituimin e Kryesisë së Aleancës së Gruas dega në Gjilan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button