Partia Liberale: Të dorëhiqet ministri Todorov

“Katër raste të vdekjes në institucionet shëndetësore publike vërtetojnë se mungesa e sistemit të kualitetit dhe kontrollit në institucionet shëndetësore janë tregues për tragjeditë e këtilla. Në mungesë të detajeve po përmbahemi nga komentet për vdekjen e një shtatzëne në Klinikën për gjinekologji në Shkup”, thuhet në reagimin e partisë liberale, transmeton Portalb.

Sipas PL reformat e këqija të bazuara në makijazhe, në vend se të zhvillohet sigurimi shëndetësor dhe shërbimet shëndetësore janë pasojë e politikave të gabuara në shëndetësinë publike.

“Partia Liberale fajin kryesor e adreson te bartësit e politikave- Qeverisë dhe Ministrisë për shëndetësi,  edhe atë duke e personalizuar  ndaj ministrit Nikolla Todorov”, thuhet në reagim.

PL kërkon dorëheqjen e ministrit Todorov për kaosin e krijuar në shëndetësi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button