Adelina nuk çan kokën çfarë thonë të tjerët

Tashmë ka nisur angazhimet e saj rreth krijimeve të reja. E ndërsa po shijon suksesin e këngës së fundit të sjellë në anglisht e të titulluar “Heart on Fire”, këngëtarja Adelina Tahiri ka mbledh forcat për prurje tjera artistike.

“Para festave do të dal me një këngë tjetër. Kënga është duke u punuar nga Mc Doda. Është një këngë shumë e mirë”, ka thënë fillimisht këngëtarja.

Por, kënga e re nuk do të jetë e vetmja befasi nga këngëtarja shkupjane. Një baladë do t’i shtohet raportuarit të saj muzikore, të cilën beson se do ta pres mirë publiku i saj. “Për festa të fund vitit e kam në planë të vijë edhe me një baladë. Por imtësitë po i lëmë të shihen kur të finalizohet kënga”.

Adelina ka rrëfyer edhe për projektin dedikuar tregut evropian, të realizuar kohë më parë, duke shfaqur kënaqësinë e saj për pritjen që morri nga  publiku, shkruan Tribuna.

“Të them sinqerisht kënga po shkon shumë mirë, sidomos këtu në Maqedoni. Edhe pse jam e vetmja këngëtare shqiptare që asnjëherë nuk kam kënduar maqedonisht, këngët e mija për maqedonasit janë të njohura.Kënga është duke depërtuar edhe më larg. Është në diskutim e sipër të shitet edhe në Angli nga një produksion anglez. Por nuk do të doja të flas më tepër për këtë deri sa të ketë diçka të finalizuar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button