“Mjaft më!“, sot protesta para Kuvendit

Me fillim në orën 18:30 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet protestë e qetë nën moton “Mjaft më!“.

Qëllimi është që të përcjellët mesazhi deri te Qeveria se kjo që ndodhi nuk mund të tolerohet.

Organizatorët thonë se është mjaft me ndarjet nga të gjitha aspektet, me partizimin e shtetit dhe institucioneve, me punësimet partiake, me dënimet e larta dhe ryshfetin etj.

“ Mjaft më-me harxhimin e parave të qytetarëve dhe borxhet, Mjaft më-me kuadro të pakualifikuar që na udhëheqin shtetin, Mjaft me burgime politike”, bëjnë thirrje organizatorët.

Ata kërkojnë nga qytetarët që të dalin nesër në protestë dhe të kërkojnë nga Qeveria një shtet të lirë dhe demokratik.

Lajme të ngjashme

Back to top button