Sot do të promovohet gjenerata e 15-të e nëntogerëve të ARM-së

Në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” sot do të promovohet gjenerata e 15-të e nëntogerëve, ndërsa betim do të japë gjenerata e 19-të e kadetëve.

Në solemnitet do të mbajë fjalim ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, ndërsa do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski. Fjalim do të ketë edhe dekani i Akademisë ushtarake, koloneli Orce Popovski. Betim solemn do të japin 37 studentë kadetë dhe 9 studentë.

Nga studentët kadetë të Akademisë ushtarake 29 janë nga Republika e Maqedonisë (10 të gjinisë femërore), 3 nga Bosnja e Hercegovina, 3 nga Mali i Zi (të gjitha të gjinisë femërore) dhe dy nga Kosova. Në nëntogerë do të promovohen 35 studentë kadetë. Prej tyre 31 janë nga Republika e Maqedonisë (8 pjesëtare të gjinisë femërore) dhe 4 nga Mali i Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button