Skandali i radhës: FIFA i kërkoi Gjermanisë 40 milionë euro!

Skandalet në FIFA lidhur me organizimin e Botërorëve nuk kanë të ndalur. Gazeta gjermane “SZ”, ka zbuluar se FIFA i kishte kërkuar 40 milionë euro Gjermanisë në vitin 2003, në kuadër të organizimit për Kampionatin Botëror të vitit 2006. 33 milionë euro u kërkuan për intalimin e teknikës informative (IT), dhe 7 milionë të tjera si shumë bamirësie për Afrikën e Jugut.

Me kërkimin e këtyre shtatë milionë eurove të tjera, FIFA automatikisht aludoi se Kampionati Botëror i vitit 2010 do të mbahej në Afrikën e Jugut.

Ish-kreu i Komitetit Organizativ, Franc Bekenbauer, u irritua dhe njoftoi direkt zyrën e kancelarit Shrëder. Pas shumë debateve në muajin gusht të të njëjtit vit, të dyja palët arritën akordin me ndërmjetësimin e qeverisë që FIFA-s t’i paguheshin vetëm 20 milionë euro për shërbimet e IT-së. Ndërsa bamirësia për Afrikën e Jugut u refuzua dhe nuk u krye, transmeton Panorama Sport.

Shuma 20 milionë euro u derdh në dy këste në vitin 2005 dhe 2006. Por përsëri nga diferenca e pagesës së grantit të FIFA-s del se mungonin 7 milionë euro. Në fakt, FIFA kishte 177 milionë euro për t’i derdhur grantin Komitetit Organizativ, në fakt erdhën 170 milionë. Afera e përgjithshme qëndron tek shuma 6.7 milionë euro që iu kthye ish-bosit të “Adidas”-it, Luis-Draifus, të cilit Bekenbauer ia mori borxh. Afrika e Jugut pati konfirmuar që nuk ka ndihma bamirësie nga Gjermania në llogari të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button