BDI Çair- Sërish në shënjestër Ramadan Ramadanin

Pas paraqitjes së një fotografie të kolumnistit Ramadan Ramadani në faqen zyrtare në Facebook të forumit rinor të BDI-së të degës Çair, ku përveç statusit të tyre ofendues, pasojnë edhe komente tjera përplot urrejtje, ofendime dhe kërcënime, prononcohen organizatorët e projektit ”Shtatë”, të cilët e publikuan fotografinë në fjalë.

”Shtatë” është projekt teatror i cili flet për të drejtat e grave si pjesë e të drejtave të njeriut, dhe ne jemi shumë mirënjohës që Ramadan Ramadani morri pjesë në ”Shtatë” dhe e mbështeti këtë çështje. Me pjesëmarrjen e tij ai ndihmoi për të vënë fokus mbi çështjen e dhunës familjare, e cila është fokusi ynë kryesor për turneun Ballkanik të kësaj shfaqjeje, dhe kjo ishte shumë e qartë për këdo që e pa shfaqjen ose që ka lexuar në lidhje me projektin në media. – thotë Hedda Krausz Sjögren (producente e projektit).

Ambasada e Suedise ne Maqedoni dhe producenti i “Shtatë” janë shumë mirënjohës ndaj të gjithë personave që morrën pjesë në projektin “Shtatë”. Me pjesëmarrjen e tyre ndihmuan që të vëndohen në pah çështjet rreth dhunës familjare që është një problem universal.

”Shtatë” është një projekt teatrorë ndërkombëtar i organizuar nga Instituti Suedez në bashkëpunim me Qendrën e Teatrore për Fëmijë dhe Ambasadës së Suedisë. Projekti flet për poziten e gruas në shoqëri dhe nuk ka të bëjë aspak me gjësende tjera. Kjo mund të shifet çdo kund ku flitet rreth projektit dhe kujt i intereson mund të vërtetohet edhe në internet faqen zyrtare të projektit www.sevenwomen.se/en – thotë regjisori dhe koordinatori i projektit për Maqedoninë, Besfort Idrizi.

Ramadani thotë se do të merr masa adekuate.

“Ato janë foto publike nga një projekt publik për pozitën e gruas; nuk ka pasur lidhje me asnjë grup tjetër. Kjo është hera e dytë që ky organizim politik merret me mua; për herën e tretë si duket do duhet të marr masa politike konform rregullave demokratike dhe praktikës shqiptare, pasi ata keshtu po më vënë ne teh politik dhe mundesojnë kërcënime ndaj mua, pa qenë unë i involvuar në ndonjë garim politik. – thotë Ramadan Ramadani.

Para do kohe, po i njëjti Forum ka shkruar që nuk duhet folur e besuar Ramadanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button