Aksident i rëndë në Ohër, një i vdekur
Mbrëmë rreth ores 20:00 në aksin rrugor Ohër Strugë në afërsi të Evro Hotel ka ndodhur një aksident i rëndë me pasoja një i vdekur dhe katër të lënduar.
Deri më tani SPB Ohër ka konstatuar vdekjen e një personi nga Kërçova i linduar në vitin 1986. Sa u përket personave të lënduar njëri prej tyre është dërguar në spitalin e Ohrit ndërsa tre të tjerët në spitalin e Strugës.
Nga spitali i Strugës informojnë se dy nga të lënduarit janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërkaq njëri në spitalin special “Shën Erazmo”.
Policia dhe Gjykatësi hetues menjëherë kanë dale në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.