Arsenali ngjitet në kreun e Premier League

Arsenali edhe sonte e ka vazhduar me formën e lartë, duke mposhtur Evertonin me rezultat prej 2-1, me ç’rast rrëmben kreun e tabelës në Premier Ligë.

Pas një asistimi nga Mesut Ozil, sulmuesi francez, Olivier Giroud arrin të gjejë rrugën e golit në minutën e 36’, shkruan Koha.net.

Kurse vetëm pas dy minutave Koscielny dyfishon epërsinë, pas një asistimi nga Cazorla. E gjitha çka arriti të bëjë Evertoni në këtë takim ishte ngushtimi i epërsisë përmes Barkleyt, që shënoi në minutën e 44’.

Në fund të takimit mesfushori i Evertonit, Barry ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje afër zonës së epërsisë.

Më këtë fitore skuadra e Arsene Wengerit kryeson tabelën e klasifikimit me 22 pikë, duke lënë prapa klubet e qytetit të Manchesterit, që nesër luajnë ndërmjet veti, dhe West Ham Unitedin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button