Kerry zhvillon një vizitë zyrtare në Jordani

Sekretari i SHBA-së, John Kerry ndodhet në kryeqytetin e Jordanisë, Aman ku është takuar me Mbretin jordanez, Abdullah dhe Presidentin palestinez, Mahmud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike thuhet se Kerry është takuar gjatë mëngjesit të të shtunës me Presidentin palestinez, Abbas në godinën rezidenciale të tijë në Aman. Në këtë takim thuhet se është diskutuar për gjendjen më të fundit në territorin palestinez si dhe shkeljet e Irzaelit të cilat kohët e fundit kanë qenë shkas i ngjarjeve të dhunshme.

Zëdhënësi i Shtetit palestinez, Nebil Ebu Radine tha në lidhje me këtë takim se Kerry ka informuar Abbas në lidhje me disa hapa që mendojn të ndërmarrin në lidhje me palën izraelite dhe se hapat e para të Izraelit janë ruajtja e juridiksionit të Kudsit dhe vendeve të shenjta si dhe ndalimin e sulmeve të kolonëve herbrenj.

Ebu Radine gjithashtu tha se Abbas i ka bërë thirrje Izraelit të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara.

Nga ana tjetër Kerry është takuar edhe me Mbretin jordanez, Abdullah në rezidencën el-Husejnijje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button