“Më 1 nëntor Turqia do të tregojë edhe njëherë se dëshiron siguri dhe stabilitet”

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe njëkohësisht kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu tha se zgjedhjet e ardhshme në Turqi do të jenë një mundësi që vendi të vazhdojë të bëjë përparim dhe rritje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zgjedhjet e ardhshme të 1 nëntor 2015 për ne janë një shpresë, jo një shqetësim. Turqia do të tregojë edhe njëherë se dëshiron siguri, stabilitet, dhe ata do të thonë ‘jo’ kaosit. Turqia do të thonë” po “për drejtësi dhe zhvillim, në vend të injorancës dhe pasigurisë “tha Davutoğu.

Davutoğlu, në fjalimin e tij para qytetarëve të Izmirit, tha se Turqia në vitet e ardhshme do të vazhdojë përparimin dhe zhvillimin, ashtu sikurse në dekadën e kaluar.

“Ne kemi synime të mëdha dhe plane për të ardhshmen e vendit. Të jeni të sigurt se ne do të respektojmë të drejtën e të gjithë qytetarëve tanë. Ne besojmë se ky vend do të jetojë në stabilitet dhe do tja arrimë qëllimit tonë,” tha Davutoğlu.

Komisioni Zgjedhor i Turqisë vendosi që zgjdihjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 1 nëntor, pas dështimit të negociatave për të formuar një qeveri koalicioni në atë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button